FOTO ILUSTRIM

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një person i dyshuar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Vlorë.

Policia e Shtetit ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Sipas policisë Denis Hysaj, 37-vjeçar, i cili është dënuar me 8 vite burg, është arrestuar me qëllim të ekstradimit të tij në shtetin e Italisë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës në Itali, me vendimin e datës 16 nëntor 2018 e ka dënuar me 8 vite burg për trafikim me lëndë narkotike.
Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë pas një pune intenzive, dhe në bazë të informacioneve të marra përmes rrugëve operative.

`Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme`, thuhet në njoftim.