FOTO: Ilustrim

Arrestohet në Prizreni i dyshuari i cili ishte në kërkim

Një person i dyshuar i cili ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata në Prizren është arrestuar dje.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuari është bërë dje rreth orës 16:00, në Prizren.

Sipas njoftimit gjatë bastisjes së banesës së të dyshuarit policia ka gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar për narkotikë e llojit marihuanë, kokainë me peshë 1.53 gramë, një peshore digjitale, një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë e llojit “LSD”, tri kapsula “Tredon”, një mulli për bluarje të marihuanës, 115 qese të zbrazëta plastike, një telefon celular, një pistoletë, model i panjohur, një karikator me gjashtë fishekë dhe një kuti plastike me 15 fishekë me kalibër të panjohur dhe një motoçikletë.

Pas përfundimit të intervistimit i dyshuari për posedim të narkotikëve është dërguar në vuajtje të dënimit.