Foto: Ilustrim

Arrestohet në Prizren i dyshuari për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Një person në Prizren është arrestuar nga policia për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar në lidhje me një rast i cili ka ndodhur më 29 mars të këtij viti.

I dyshuari në cilësinë e personit zyrtar, ka bërë falsifikim të dokumentit, duke keqpërdorur kështu pozitën e tij zyrtare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.