Ilustrim

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për ngacmim të të miturave

Një person i dyshuar është arrestuar nga policia në Prishtinë nën dyshimet për ngacmim seksual.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë dje rreth orës 15:00 në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar pasi që dyshohet se kas ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.