Arrestohet në Prishtinë burri pasi rrahu gruan e tij

Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimet për dhunë në familje.

Në bazë të njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:45 të mëngjesit, kur është bërë arrestimi i të dyshuarit meqë i njëjti pas një mosmarrëveshje, kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.

Viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë trajtimit të rastit, është gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një karikator me pesë fishekë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.