Arrestohet në Podujevë e dyshuara për rrahje të fëmijëve dhe anëtarëve të familjes

Policia e Kosovës ka hapur gjatë ditës së djeshme një rast të dhunës në familje në Podujevë.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 16:00 është bërë arrestimi i të dyshuarës e cila kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, e më pas edhe ndaj anëtarëve të tjerë të familjes.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.