Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Arrestohet në Pejë i dënuari për vjedhje të rëndë

Policia në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar i cili ishte i dënuar për vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, i dyshuari kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejës.

Arrestim i të dyshuarit A. B., 32 vjeçar, sipas policisë është bërë nga njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuar ka edhe tri urdhër arreste të lëshuara nga e njëjta gjykatë të cilat do të procedohen më vonë.

I dyshuari pas arrestimit është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë për vuajtje të dënimit.