Arrestohet në Pejë i dënuari me një vit e gjysmë burg për vjedhje

Policia në rajonin e Pejës ka njoftuar se k arrestuar një person i cili ishte i dënuar me një vit e gjysmë burg me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë për vjedhje të rëndë.

“Policia mbrëmë pas mesnate ka ndaluar një veturë në të cilën i dyshuari kishte të ngarkuar një sasi të masës drunore. Gjatë verifikimit të personit i cili dyshohej se ka kryer veprën penale “vjedhje e pyllit”, ka rezultuar se i njëjti kërkohet me urdhër arrest nga Gjykata themelore në Pejë, pasi që është i dënuar me një vit e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se pas përfundimit të procedurave dhe dhënien e vërtetimit për gjësendet e konfiskuara dhe  për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, të cilën i dyshuari besohet se e ka kryer, në koordinim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar në qendrën e ndalimit në Pejë.

Sipas policia, i dyshuar nga qendra e ndalimit do të dërgohet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.