Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet në Lipjan i dyshuari pasi ngacmoi ish- gruan e tij

Një rast i ngacmimit është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Lipjan.

Sipas njoftimit nga policia, në lidhje me këtë rast mbrëmë është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti i ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj ish- gruas së tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast pas intervistimit është dërguar në mbajtje.