Foto: Ilustrim

Arrestohet në Kosovë shtetasi i huaj, gënjeu se ishte grabitur

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka arrestuar një shtetas turk me dyshimin për deklarim të rremë.

Shtetasi turk, kishte deklaruar në Polici se me datë 24.01.2021 kishte ardhur ne aeroportin ‘Adem Jashari’ dhe nga aty deri në Pejë ka ardhur me një taksi. Në qytetin e Pejës ishte takuar me dy persona me të cilët ishte njohur ne Turqi.

Sipas tij njëri nga dy personat nën kërcënimin e armës i kanë grabitur njëmijë (1000) euro dhe një telefon mobil.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor edhe pse nuk kishte lëndime.

Mirëpo më vonë, pas hetimeve të zhvilluara nga ana e Policisë, të cilët kanë intervistuar pesë dëshmitarë lidhur me rastin, me datë 12.02.2021, ne koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit është arritur të provohet se viktima, tani i dyshuari ka deklaruar rrejshëm.

I njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës.