Ilustrim

Arrestohet në Kosovë i dyshuari për dhunim në Slloveni

Policia e Kosovës ka arrestuar pas më shumë se një viti që nga ndodhja e rastit, një të dyshuar për dhunim, ndaj të cilit ishte pranuar një kallëzim penal nga autoritetet e Sllovenisë.

I arrestuari në fjalë, një burrë nga Kosova, dyshohet se ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës grua kosovare në Slloveni.

Rasti është inicuar si dhunë në familje dhe dhunim.

Ngjarja është raportuar se kishte ndodhur më 2 maj të vitit 2022. Policia ka thënë se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.