Pika kufitare në Jarinjë, Foto: KALLXO.com

Arrestohet në Jarinje një person, dyshohet se prezantoi dokumente të falsifikuara

Në pikën kufitare Jarinje, në hyrje për në Kosovë është ndaluar një person, shtetas i Serbisë nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve.

I dyshuari sipas policisë, deri sa ishte duke vazhduar procedurat e kontrollit për të kaluar përmes pikës kufitare, kishte prezantuar dokumente sllovene të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Ngjarja u regjistrua më 06.12.2024 në pikën kufitare Jarinje. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Dokumentet dhe vetura e të dyshuarit janë konfiskuar nga organet e rendit deri në zbardhjen e rastit.