Arkiv

Arrestohet në Gjilan i dyshuari për transportim ilegal të kafshëve

Një person në Gjilan është ndaluar gjatë ditës së djeshme nga policia nën dyshimet se po transportonte ilegalisht kafshë.

I dyshuari është ndaluar dje rreth orës 23:35 në Gjilan, kur ishte duke bërë transportin ilegal të kafshëve.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari po transportonte ilegalisht gjedhë dhe për ë njëjtat nuk kishte dokumentacion.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.