Arrestohet në Fushë-Kosovë shtetasi i Maqedonisë së Veriut, u arratis në Kosovë gjatë ditëve të pushimit që ia dha burgu

Policia e Kosovës ka arrestuar në Fushë-Kosovë një person që kërkohej nga Maqedonia e Veriut pasi dyshohet se teksa po shfrytëzonte një pushim të dhënë nga burgu është arratisur në Kosovë.

Sipas Policisë, i dyshuari T.B. është 28-vjeç.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 19:30, nga njësitet policore të Fushë Kosovës, të arrestohet personi T.B mashkull, 28 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Personi në fjalë ishte në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se duke shfrytëzuar një pushim (ditë të caktuara) , të dhënë nga burgu, ku ai po vuante dënimin, është arratisur dhe strehuar në Republikën e Kosovës”- thuhet në njoftim.

Në njoftim tutje theksohet se aktualisht zyrtarët policorë të Fushë-Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me Njësitin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse lidhur me procedimin e mëtejmë të personit të arrestuar.