Arrestohet në Fushë Kosovë një person për ngacmim të viktimës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar në Fushë Kosovë nën dyshimet për ngacmim.

Sipas njofitmit të policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë mbrëmë rreth orës 22:00.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar viktimën me të cilën kishte qenë në lidhje.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.