Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet në Fushë Kosovë i dyshuari për dhunim

Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunim.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është bërë në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë. Arrestimi, thotë Policia, është bërë nën dyshimet se personi në fjalë ka dhunuar një grua.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.