Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet në Ferizaj i dyshuari për grabitje me armë

Policia në rajoni e Ferizaj ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar, I cili ishte përfshirë një nj rast të grabitjes me armë në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari E.K., 19 vjeçar dyshohet se me datë 18 janar, rreth orës 02:20, në pompën e benzinës, e cila gjendet në rrugën Ferizaj-Kaçanik, konkretisht në fshatin Gërlicë, në bashkëpunim me një person tjetër i cili është i arrestuar më herët dhe gjendet në paraburgim, të maskuar dhe të armatosur me armë ,kanë hyrë në lokalet e punës dhe nga punëtori nën kërcënimin e armës kanë grabitur 145 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas policisë, në prani të avokatit mbrojtës i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën për të cilën dyshohet se e ka kryer.

“Pas intervistimit , Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë thuhet në njoftimin e policisë së Ferizajt”, njofton policia.