FOTO: Ilustrim

Arrestohet në Drenas i dyshuari për fajde

Një person në Drenas është arrestuar nga policia për fajde dhe armëmbajtje pa leje.

Rasti sipas policisë ka ndodhur para dy ditëve rreth orës 14:30 në Drenas.

Policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast, i ka dhënë viktimës një shumë të parave me fajde duke i bërë presion me kamata.

Policia gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë rekreative, dhe 20 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për fajde është dërguar në mbajte.