Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet në Drenas i dyshuari pasi kanosi viktimën përmes telefonit

Një person është arrestuar nga policia në Drenas (Gllogovc) për një kanosje.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, mbrëmë rreth orës 22:30, është bërë arrestimi i të dyshuarit pasi që i njëjti ka kanosur përmes telefonit një person tjetër.

I dyshuari për këtë rast sipas policisë është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.