Mitrovica. Foto: KALLXO.com

Arrestohet mitrovicasi që mbante lokalin hapur pas mesnatës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi që në lokalin e tij është hasur duke punuar dhe kishin qenë edhe rreth 15 persona të tjerë, në kundërshtim me masat e Qeverisë.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit i arrestuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:00 të mëngjesit.