Arrestohet mitrovicasi, paraqiti pasaportë të falsifikuar

Policia e Shtetit ka njoftuar se një 28 vjeçar banues në Mitrovicë është arrestuar nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan.

Sipas Policisë, shtetasi i Kosovës është paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, për të kaluar drejt Malit të Zi, me një pasaportë bullgare që nuk është njohur nga pajisjet elektronike që përdoren për verifikimin e dokumenteve.

Pas një kontroll të imtësishëm në vijën e dytë rezultoi se pasaporta që ka paraqitur ky shtetas ishte e falsifikuar.

“Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet edhe pasaporta kosovare, me të cilën u bë i mundur identifikimi i tij. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave””, thuhet në komunikatën e publikuar nga Policia e Shtetit në rrjetin social “Facebook“.