Arrestohet mitrovicasi, fëmija shtiu me armë në prani të tij

Një 43 vjeçar është arrestuar në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje

Policia ka njoftuar se i njëjti po dyshohej për posedim të armës, pasi në rrjetet sociale ishte postuar një video sekuencë u në prezencë të të dyshuarit një fëmije shkrepte një armë zjarri.

Ndërsa pas një urdhër kontrolli në një shtëpi, të cilin e ka realizuar policia në Mitrovicë, ka rezultuar me gjetjen e një arme.

“Urdhërkontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se  i  dyshuari C. H. 43 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi në rrjetet sociale ishte postuar një video sekuencë ku në prezencë të tij një fëmijë shkrepte një armë zjarri “, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit Policia te i dyshuari  ka gjetur dhe ka sekuestruar  një armë, e llojit pistoletë , e cila dyshohet te jetë përdorur në video sekuencat e postuara.

I dyshuari pas procedurave intervistuese  është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.