Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Arrestohet maqedonasi, iku nga pompa pa bërë pagesën

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Policisë, arrestimi ka ardhur pasi që i dyshuari në një pompë të derivateve në magjistralen Ferizaj-Shkup kishte mbushur veturën e tij me derivatë në vlerë 35 euro dhe ishte larguar pa e bërë pagesën.

Policia thotë se i dyshuari është ndalur në pikën kufitare në Han të Elezit dhe është sjellë në stacionin policor.

Po ashtu i njëjti ka rezultuar se kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Policia shton se me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.