Qyteti i Lipjanit, Foto: KALLXO.com

Arrestohet lipjanasi nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka regjistruar katër persona, shtetas të Shqipërisë në librin amëz dhe janë ka pajisur me certifikatë të lindjes së Kosovës.

Sipas raportit policor, dokumentet e lëshuara me shtetësi të Kosovës, nga shtetasit e Shqipërisë pretendohej të përdoreshin në Angli.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës.