Foto: Ilustrim

Arrestohet laboranti i IKShPK-së, u merrte para qytetarëve për t’i testuar pa rend për COVID-19

Raportimi i KALLXO.com në Policinë e Kosovës për keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga një laborant i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ka rezultuar me arrestim.

Një laborant i cili punonte në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike është arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka arrestuar laborantin e IKShPS-së, pasi që i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar një qytetareje që të hyjë dhe të bëjë testin për COVID-19 pa pritur fare në rend.

Për këtë ai i kishte kërkuar mito me vlerë 20 euro. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

KALLXO.com do të shfaqë sonte aksionin e Policisë së Kosovës gjatë arrestimit të laborantit.

Sonte në ora 20;30 shfaqet reprotrazhi i KALLXO.com mbi rastin në fjalë.