Arrestohet Kryetari i Istogut, Haki Rugova

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova është arrestuar me urdhër të prokurorisë. Rugova është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Perveç Kryetarit të Istogut është ndaluar edhe një drejtor dhe një zyrtar i Komunës së Istogut.

Sipas burimeve të KALLXO.com të njëjtit janë ndaluar nëm dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, konfliktit të interesit dhe falsifikimit të dokumentit.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë prokurorinë dhe policinë por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.