Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Arrestohet kosovari për sulm seksual ndaj shtetases së Maqedonisë së Veriut

Një person është arrestuar për sulm seksual.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në Fushë Kosovë, dje rreth orës 07:50.

Policia e Kosovës tutje ka njoftuar se i dyshuari kishte tentuar që me forcë të hyjë në shtëpinë e viktimës shtetase e Maqedonisë së Veriut.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.