Arrestohet kontrabandisti i farave dhe arrave

Një person është arrestuar duke kontrabanduar fara dhe arra përmes rrugëve ilegal nga Republika e Maqedonisë së Veriut për në Viti.

Gjatë kontrollit të automjetit janë konfiskuar 40 thasë fara kungulli në peshë prej 1000 kilogramë dhe 50 pako arra të qëruara prej 525 kilogramë.

I dyshuari kishte urdhër arrest aktiv të lëshuar nga gjykata kompetente, ku përveç kësaj po ashtu është vërtetuar se edhe mjeti të cilin e drejtonte ishte pa regjistrim valid.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari i cili kishte urdhër arrest i është dorëzuar stacionit policor përkatës për procedura të mëtejme. Malli i konfiskuar është dërguar në Doganën e Kosovës, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.