Ilustrim

Arrestohet 'kauboji' i Prishtinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një person të dyshuar në Prishtinë, nën dyshimet se i njëjti ka gjuajtur me armë.

Policia ka bërë të ditur se i gjithë rasti ka ndodhur pasi ëshë pranuar infomata për të shtëna me armë në rrugën “Ali Kelmendi”, në Pishtinë.

Rreth orës 14:30, pas pranimit të informacionit, policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën i dyshuari kishte shtënë në aheng familjar.

Në vendin ku ka ndodhur rasti policia ka bërë të ditur se ka gjetur dhe sekuestruar edhe katër gëzhoja të fishekëve.

Policia tutje ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.