Rafet Ibishi, UD i Drejtorit në Trepçë, FOTO: KALLXO.com

Arrestohet ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ‘Trepçës’, Rafet Ibishi

Sot, pas një incidenti brenda objektit të ndërmarrjes “Trepça” është arrestuar ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Rafet Ibishi.

KALLXO.com merr vesh se në mesin e tre personave të arrestuar nga forcat e rendit në lidhje me rastin e incidentit në “Trepçë” është edhe Ibishi.

Sot gjatë ditës KALLXO.com publikoi pamjet brenda administratës së “Trepçës” ku një grup personash hyjnë në mënyrë demonstrative.

Në këtë incident u sulmuan fizikisht Enis Abdurrahimi, u.d. kryeshef në “Trepcë” dhe drejtori i Administratës, Besim Haxhiu.

Policia sot ka njoftuar se tre persona janë arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmanit dhe drejtorit të Administratës në “Trepçë”, Besim Haxhiut.

Incidenti në ‘Trepçë’, Abdurrahmani: Policia reagoi shpejt e nga shpëtoi nga eliminimi

www.kallxo.com