Foto: Ilustrim

Arrestohet i paraburgosuri që u arratis dje nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike

Është arrestuar personi me inicialet I.Sh, i cili ishte arratisur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se i njëjti pas arrestimit nga Policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e ShKK-së në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.

KALLXO.com ka raportuar dje se rreth orës 10:45 nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i paraburgosuri I. Sh.

Sipas njoftimit, i njëjti është pranuar në paraburgim në IPFK më 3 shtator 2021 (e premte), dhe akuzohet për veprën penale lëndim i lehtë trupor.