Arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar për prodhim të drogës e shfrytëzim të prostitucionit

Një 27 vjeçar i dënuar me 10 vite për prodhim të drogës, shfrytëzim të prostitucionit, nxitje për përdorim të drogës, vozitje në gjendje të parregullt është vënë në pranga pasi i njëjti ishte arratisur dhe po kërkohej nga policia.

Policia e Shtetit ka njoftuar se 27 vjeçarit nga 10 vite dënim me burgim i kishin mbetur edhe 5 vite e 4 muaj ndërsa ishte kërkim pasi Gjykata e Apelit kishte marrë vendim që të mbahet dënimi i mbetur.

Tutje Policia e Shtetit ka njoftuar se Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën e Posaçme “Shqiponjat”, kishin arritur që të identifikojnë e lokalizojnë të kërkuarin e më pas edhe ishte kryer arrestimi.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur te Kryqëzimi i Fllakës Durrës, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Krujë.

Ky person sipas policisë, ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 26.09.2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Nxitje për përdorim të drogës” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, ku i kanë mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.