Foto: Ilustrim

Arrestohet i kërkuari për organizim të lojërave të fatit, krim të organizuar e shmangie tatimi

I kërkuari nga Prokuroria Speciale për krim të organizuar, organizim të lojërave të fatit e edhe për shmangie tatimi është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se i dyshuari në këtë rast ishte paraqitur në Prokurorinë Speciale pasi që kishte një urdhër arrest aktiv nga Gjykata në Prishtinë.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.