Foto: Ilustrim

Arrestohet i kërkuar për terrorizëm

Policia e Kosovës ka njoftuar sa gjatë ditës ka arrestuar një person që po kërkohej nga ana e tyre.

I dyshuari është arrestuar nga stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot, rreth orës 10:20 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arritur që të arrestojë në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet J.B (M/K), 32 vjeçar.

I njëjti kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”.

Sipas njoftimit të Policisë i arrestuari është dërguar në vuajte të dënimit, burgim prej dy viteve.