ILUSTRIM

Arrestohet i dyshuari, u kap me 4500 euro të falsifikuara

Policia e Kosovës njofton se në Skenderaj është arrestuar një burrë i dyshuar pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij janë gjetur dhe konfiskuar një sasi pre 13 bankënotave ( 8 x 500 euro dhe 5 x 100) të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:20.

Tutje policia sqaron se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.