Foto ilustruese

Arrestohet i dyshuari se rrahu motrën e tij

Një person në Prishtinë është arrestuar dje nën dyshimet se ka rrahur motrën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me motrën e tij.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.