Ilustrim

Arrestohet i dyshuari se në gjendje të dehur rrahu të miturën

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj një të miture në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 12:15, policia ka arrestuar një person të dyshuar, nën dyshimet se i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht të miturën.

Si pasojë e sulmit, vajza ka pësuar lëndime të lehta trupore, për të cilat ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq.

Ndërsa, i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.