(Ilustrim) - Foto: Naser Sertolli/KALLXO.com

Arrestohet i dyshuari i cili theu barnatoren në Skënderaj - posedonte armë pa leje

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka qenë duke e thyer një barnatore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Skenderaj.

Sipas njoftimit të Policisë, personit në fjalë, i janë konfiskuar: armë zjarri, karikator, leve metalike, sprej e maskë.

“Njësiti policor ka dalë në vendngjarje, pasi që ka marrë informatën se është duke u thyer një barnatore. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar: 1 (një) armë zjarri, 1 (një) karikator me 9 (nëntë) fishekë, 1 (një) leve metalike për hapjen e dyerve, 1 (një) sprej, 1 (një) maskë të zezë.”- thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar “në mbajtje”.