Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari që tentoi të vidhte në QKUK

Një person është arrestuar mëngjesin e djeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ka tentuar të kryej një vjedhje.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që ka tentuar që nga çanta e krahut t’ia vjedhë gjësendet një gruaje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.