Foto: Ilustrim
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta godasë policin me veturë
14.11.2019 - 10:07
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të godasë me veturë një zyrtar policor.
Sipas njoftimit rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:00, në Gorazhdevc të Pejës.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari në një pikë kontrolli gjatë legjitimimit, ka filluar të lëvizë veturën vrullshëm, duke tentuar ta godasë zyrtarin policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.