
Ilustrim
Arrestohet i dyshuari që sulmoi seksualisht një burrë në Obiliq
14.4.2023 - 10:36
Një burrë në Obiliq raportoi tek organet e rendit se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar më datën 12 prill.
I njëjti pretendoi se i dyshuari e ka ngacmuar seksualisht dhe përmes rrjeteve sociale i ka shkruar mesazhe me përmbajtje erotike.
Sot, në raportin policor thuhet se i dyshuari është arrestuar.
“Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin e Policisë.
Rasti po trajtohet si sulm seksual.
Obiliq, burri raporton se u ngacmua seksualisht nga një i dyshuar