Ilustrim

Arrestohet i dyshuari që sulmoi policin në Gjilan

Policia njofton se ka arrestuar një person pasi kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor dhe e ka penguar gjatë detyrës zyrtare.

Viktima thuhet se ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti sipas Policisë, ka ndodhur në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan, të mërkurën më 31.07.2024, pas mesnate, në orën 00:30.