Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet i dyshuari që rrahu babanë

Policia në Prishtinë ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje në Prishtinë.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është bërë para dy ditëve, rreth orës 22:00, nën dyshimet se ka rrahur babin e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari kur ka rrahun babin, ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Viktima e rastit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.