Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari që nuk respektoi vendimin e gjykatës për të liruar banesën

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë që dyshohet  se nuk ka respektuar vendimin e gjykatës për të liruar banesën, që thuhet se ia kishte uzurpuar dikujt tjetër.

Arrestimi ka ndodhur në rrugën “Selatin Pulaha” në Prishtinë më 01.08.2024 rreth orës 10:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti nuk e respekton vendimin e gjykatës për lirimin e banesës të cilën ia kishte uzurpuar viktimës mashkull kosovar” – thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.