Pranga - Foto: Rtv21

Arrestohet i dyshuari që kontrolloi dhunshëm telefonin e familjares

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka shkuar në vendin e punës së një gruaje, të cilës ia ka marrë telefonin dhunshëm për t’ia kontrolluar.

“Po ashtu edhe babai i viktimës, ankuesi mashkull kosovar është kanosur nga i dyshuari” – ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti i cilësuar si dhunë në familje dhe kanosje ka ndodhur dje rreth orës 14 në Ferizaj.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.