Ilustrim

Arrestohet i dyshuari që goditi për vdekje çiklistin në Podujevë

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person i cili dyshohet se më 21.0702024, ka goditur për vdekje një biçiklist në Podujevë.

Sipas Policisë, më 21.07.2024, rreth orës 16:18, është raportuar se “i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke ngarë veturën e tij, dyshohet se nga pakujdesia e godet biçikletën me vozitës mashkull kosovar”.

Sipas Policisë, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Aksident trafiku në Podujevë, vdes çiklisti