Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari që goditi me veturë 2 këmbësorë dhe iku nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të enjten rreth orës 21:35.

Një person ka goditur me veturë dy këmbësore dhe sipas Policisë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Por, Policia njofton se dy ditë pas aksidentit është arrestuar një i dyshuar.

Viktimat janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.