Policia e Nju Jorkut - Ilustrim, Foto: Pixabay

Arrestohet i dyshuari që goditi me thikë shkrimtarin Salman Rushdie

Policia e shtetit amerikan ka konfirmuar se ka arrestuar sulmuesin e shkrimtarit Salman Rushdie, raporton BBC.

24 vjeçari dyshohet se kishte hyrë në event si çdo pjesëmarrës tjetër i ngjarjes, thotë Policia.

Sipas Policisë, i dyshuari u hodh në skenë dhe goditi Rushdien në qafë dhe gjoks.

Ndërkaq për motivet e sulmit, Policia tha se nuk ka të dhëna, por po punon për të përcaktuar motivin e sulmit.

Shkrimtari Salman Rushdie, u raportua se është sulmuar këtë të premte, pak kohë para se të prezantonte një ligjëratë në New York.

Më tej, thuhet se Rushdie u ngrit në këmbë dhe u rrëzua përderisa u përpoq të ikte. Kurse një numër njerëzish i erdhën në ndihmë dhe të tjerë e ndaluan sulmuesin.