Ilustrim

Arrestohet i dyshuari, policia mori informacionin se po shiste drogë

Mbrëmë rreth orës 23 në mbrëmje një person është arrestuar në rrugën “Jashar Salihu” në kryeqytet.

Policia ka njoftuar se kishin pranuar një informacion se i dyshuari po merrej me shitblerje të drogës.

Me të marrë informacionet policia kishte nisur edhe hetimin e rastit, fillimisht kishin arritur ta arrestojnë të dyshuarin ndërsa gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një qese e mbushur me marihuanë në ulësen e veturës.

Gjithashtu të dyshuarit i janë gjetur edhe 40 euro para të gatshme si dhe një telefon.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori dhe me urdhër verbal të GJPPS-së është bërë kontrolli i banesës se tij dhe një garazhe ku janë gjet dhe konfiskuar 228.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.