Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie te 'Shkëmbi i Kavajës' në Durrës - VIDEO

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për zjarrvënie në Durrës.

Sipas Policisë, nga zjarri që ndezi ky shtetas, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, u rrezikuan banesat përreth dhe u dogj një sipërfaqe toke.

J. F., 64-vjeçar, banues në zonën lartcekur dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij për të djegur mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa përreth, si dhe është djegur një sipërfaqe toke.

“Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve dhe shërbimeve të Policisë, mundësoi neutralizimin e flakëve dhe shpëtimin e banesave” – thuhet në njoftim.

Tutje u shtua se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia e Shtetit apeloi tek qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr, pasi reagimi i Policisë për arrestimin e autorëve do të jetë i menjëhershëm, komfor parashikimeve të Kodit Penal për këtë krim.